×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është vendimi që e shpall person non-grata rusin punonjës të UNMIK-ut

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 12:43

    Shtetasi rus, punonjës i UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchenkov gjatë ditës së sotme është shpallur person ‘Non Grata’ nga autoritetet e Kosovës.


    Vendimi është marrë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kërkuar që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov të shpallet person ‘Non Grata’ nga kjo Ministri, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit.

    Vendimin për ta shpallur person Non Grata shtetasin rus e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, menjëherë pas kërkesës së Haradinajt.

    Reporteri.net ka siguruar notën verbale përmes së cilës shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov shpallet person i padëshirueshëm dhe kërkohet largimi i tij i menjëhershëm nga Kosova.

    Ndryshe, Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës realizoi aksion në pjesën veriore të vendit, bllokoi rrugën duke penguar ata të kryenin punën e tyre. Ai më pas ishte arrestuar./Reporteri.net

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!