×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky politikan serb po i frikësohet Haradinajt pas kthimit nga Gjykata Speciale

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 10:08

    Drejtori i Qendrës për Politika të Jashtme, Dragan Gjukanoviç, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale, dhe serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte.


    Gjukanoviç tha se arrestimi i djeshëm i serbit ka ardhur si reagim i Prishtinës ndaj adresës së Presidentit Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se arrestime të tjera të kësaj natyre mund të ndodhin edhe në ditët e ardhshme.

    Kurse, për dorëheqjen e Haradinajt ai ka thënë:

    “Pas dorëheqjes së kryeministrit të institucioneve të Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen në shtator dhe ekziston rreziku që aktakuza ndaj Haradinajt në Kosovë të shndërrohet në një figurë politike”, tha Gjukanoviç për RTS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!