×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Kurti e Osmani u pajtuan që dialogu të vazhdojë

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 9:19

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë është takuar me u.d të presidentes, Vjosa Osmani.


    Pas takimit, në një adresim për media, Lajçak ka përsëritur se Bashkimi Evropian kërkon vazhdimin e dialogut me Serbinë, shkruan Reporteri.net

    Lajçak ka shtuar se nga takimet që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin rreth kësaj çështje, kishte pajtim për vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë.

    Unë kam ardhur në një Kosovë tjetër, e cila i ka dhënë një mandat shumë të fortë zotit Kurtit. Mesazhi im i dytë është që BE dhe SHBA-të janë në një partneritet dhe me ardhjen e administratës Biden kjo marrëdhënie është më e afërt se që mund të parashihet dhe qëllimi është i njëjtë sa i përket Kosovës. BE është e gatshme të mbështesë krijimin e vendeve të punës, luftimin e krimit dhe korrupsionit. BE kërkon vazhdimin e dialogut dhe në këtë kontekst kisha një bisedë të gjatë me Kurtin dhe Osmanin për ta parë se ku jemi në çështjen e dialogut. Përfundimi nga këto takime është se dialogu do të vazhdojë dhe ka një mirëkuptim të qartë për vazhdimin e dialogut. Dialogu nuk është përgjegjësi e vetëm një partie politike por e të gjitha partive”, u shpreh Lajçak.

    Ndërkohë, Vjosa Osmani tha se ia ka bërë të qartë emisarit Lajçak se procesi i dialogut duhet të rishikohet dhe të vendosen vija të kuqe në këtë proces. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!