Lajçak: Nuk kam biseduar me Kurtin për hapjen e arkivave të Kosovës

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.


Lajçak tha se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Reklamë

Lajçak ka arritur sot në Kosovë, ku do të ketë takime me krerët e shtetit.

Të enjten në mëngjes është paraparë takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.