Lajçak për hartën në zyrën e tij: Nuk doja të ofendoja askënd

I Dërguari Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak ka shpjeguar hartën e cila ndodhej në zyrën e tij. Harta kishte shkaktuar polemika dhe shumë persona kishin reaguar.


Lajcak thotë se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd, ndërkohë që tha se po punon për një marrëveshje ku keqkuptime të tilla nuk do të ndodhin më.

“Shiko i kam kaluar 20 vite duke punuar në Ballkan dhe kuptoj se cfarë do të thonë cështjet e ndjeshme. Nuk kam marrë asnjëherë anë dhe nuk kisha për qëllim të ofendoj askënd. Është qëllimi im që në fund të dialogut të arrijmë një mirëkuptim dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse që në të ardhmen mos të kemi këso keqkuptime”, tha ai për KTV.

Në një intervistë të Lajcak shfaqej një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën ku ishte ai.

Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.

Kështu shkruante ai në Twitter, ku edhe ka publikuar disa fotografi më afër hartës.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.