×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak shkon në qeveri, nis takimin me kryeministrin Kurti

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 17:40

    Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak po zhvillon një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.


    Takimi po mbahet në Qeverinë e Kosovës e ku Emisari Special i BE-së erdhi në këmbë.

    Polici gjen portofolin me para të një 78-vjeçari në Kaçanik, e dorëzon në …

    Dëshiron të maksimizosh fuqinë tënde mashkullore? Provo këtë
    Lajçak ka pasë një takim paraprakisht me zyrtarët europianë në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

    Emisari i BE-së për dialogun do të qëndrojë në Kosovë nga 15 deri më 17 shtator, ku do të takohet me udhëheqësit politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave.

    Gjatë takimeve në Kosovë Lajçak do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!