×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë: Komuna e Mitrovicës do të jap nga 50 euro për çdo person të infektuar

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 15:45
    Ndertesa e Komunes se Mitrovices. 10.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur që të infektaurve me COVID t’u jap nga 50 euro.


    Kjo do të bëhet për të ndihmuar në harxhimet që të infektuarit kanë për trajtim, shkruan Reporteri.net.

    Vendimi që ndihmon qytetarët u mor pak më herët në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

    Duhet theksuar një vendim të ngjashëm e ka marrë edhe Komuna e Prishtinës ditë më parë.

    Ndryshe, Mitrovica është një prej qyteteve më të prekura nga COVID. Deri tash kanë humbur jetën 51 persona./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!