×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë: Numri i të shëruarve edhe sot tejkaloi atë të të infektuarve

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 15:17

    Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 193 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjersa është njoftuar për 8 të vdekur.


    Përkundër që numri i të infektuarve akoma vazhdon të jetë i madh, sot ka pasur edhe numër të të madh të shëruarve, shkruan Reporteri.

    Përkatësisht, në 24 orët e fundit, numri i të shëruarve ka tejkaluar atë të të infektuarve.

    205 pacientë kanë mposhtur koronavirusin në 24 orët e fundit, duke çuar kështu në total numrin e të shëruarave në 6.616.

    Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se situata epidemiologjike në ditët e fundit ka shkuar drejt përmirësimit.

    Për këtë ai ka falënderuar qytetarët, të cilët sipas tij janë vetëdijesuar dhe po respektojnë masat.

    Ramadani është shprehur optimist se nëse ky trend vazhdon, lakorja e të infektuarve do të shkojë drejt stabilizimit.

    “Jemi në rrugë të mbarë qe disa ditë me situatë shumë të stabilizuar epidemiologjike. Qytetarët kanë filluar të zbatojnë masat dhe kjo vërehet në një rënie të moderuar drejt uljes së lakores. Kemi shpresë se këtë lakore do ta ulim në minimum dhe do ta bëjmë zero në muajt në vazhdim. Ne do të jemi të gatshëm dhe të përgatitur për një valë eventuale të dytë në vjeshtë”, u shpreh ai. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!