×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmëroheni menjëherë Policinë e Kosovës në rast se e shihni këtë person

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 14:30

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprën penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”. Bëhet fjalë për Kujtim Gashin nga fshati Qyshk i Pejës.


    Përmes një komunikate për media, Policia e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!