×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërojeni Policinë e Kosovës në rast se e shihni këtë person, po kërkohet për një vepër penale

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 15:08

    Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin nga Peja, Valdet Kasapin.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me qëllim të arrestimit të tij.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!