20 vjet pas masakrës së Mejes, familjarët të zhgënjyer sepse nuk u dënua askush

Para 20 vitesh u nda nga i biri. Xheirane Quni pa të birin e saj 19 vjeçar teksa zbriste nga traktori në Mejë të Gjakovës.


Bashkë me të birin, Xheiranja humbi edhe bashkëshortin atë ditë.

E fatin e njëjtë e patën edhe shumë banorë të kësaj zone.

Në 20 vjetorin e masakrës edhe Esat Selmani kujton 12 familjarët që humbi ditën e 27 prillit.

Ai rrëfen se si vëllai i tij 16 vjeçar u përzgjodh për t’u ekzekutuar nga policia serbe.

Në fshatin Meje të Gjakovës u vranë më 27 prill, 376 persona.

E kjo vrasje masive ndaj popullatës civile thuhet të jetë bërë për qëllime hakmarrëse.

E mllefi i familjarëve vazhdon të jetoj edhe 20 vite pas asaj kohe.

Arsye për këtë thonë të jetë fakti se askush nuk është dënuar për vrasjen e më të dashurve të tyre.

27 prilli shënon ditën e vrasjes së 376 civilëve në Mejë. Në mesin e tyre edhe fëmijë.