×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmet se ka pasur të shtëna me armë dhe të plagosur në Veri dalin të rreme, flet Drejtori i Policisë

    Reporteri
    31 Korrik 2022 | 20:27

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka folur për situatën e tensionuar që po mbretëron në veri të Mitrovicës.

    Ai ka mohuar raportimet se ka pasur të shtëna me armë në Veri dhe se janë plagosur policë.

    Ai ka pohuar se janë detyruar t’i mbyllin kufijtë derisa të lirohet rruga.

    “Disa bllokada i kanë vendosur qytetarët atje në Veri, andaj jemi detyru me i mbyll vendkalimet kufitare deri në momentin kur të lirohet rruga. Nuk ka polic të lënduar e as qytetar të lënduar’’, tha Mehmeti për Nacionalen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!