×
  • Lajme
  • Pa kategori

    5 ‘perlat’ e Agim Bahtirit në një debat, që vëshitrë se u kuptuan nga dikush

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 21:27

    Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, njëherësh edhe pjesë e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, mbrëmë qe mysafir në një emision politik në vend, dhe jo e pazakontë tek ai, disa herë qe vështirë ta kuptoje se ç’po thoshte, sepse lidhja e fjalëve që bënte ishin të pakuptimta, .

    Më poshtë 5 deklaratat e çuditshme të Agim Bahtirit, gjatë një emisoni politik në Tv. Dukagjini, që vështirë kuptoheshin se çka nënkuptonte, shkruan Gazeta Metro

    1. Agim Veliun është organ.
    2. Është një ulje shumë e ulët për institucionin.
    3. Ju kërkoj falje publike qutetarëve të Kosovës që ka ardhë situata në këtë situatë.
    4. Shumica e deputetëve të LDK’së seriozisht janë seriozë.
    5. Zgjidhje do të ketë, këtë e di që do të këtë, zgjedhje do të ketë.
    Nuk është hera e parë që Bahtiri vështirë kuptohet se çka dëshiron të thotë, kujtojmë një rast kur fliste për zgjedhje parlamentare, dhe zgjidhje të problemit, gjë për të parin e Mitrovicës dukej fjalë me kuptim të njëjtë, si zgjidhje dhe zgjedhje, dhe e përdorte në dy format, por duke iu referuar mundësisë që Kosova të shkojë në zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!