×
  • Lajme
  • Pa kategori

    A e pranon Albin Kurtin kandidat për kryeministër? – Flet Lutfi Haziri

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 18:00

    Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ndërsa ka folur rreth një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me Vetëvendosjen dhe përplasjet mes tyre për postin e kryeministrit, ka thënë se nuk zgjidhen problemet politike me sondazhe, ose me këmbëngulësinë që lidhen me një emër.


    Ai ka thënë se nuk munden me leju që nominimin e kandidatit të LDK ta bëjë një parti tjetër, pasi është nonsens, ndërsa shtoi se nuk dëshirojnë me direktu emrin e përveçëm të një partie tjetër.

    “Për koalicion parazgjedhor jemi të hapur, kemi kandidatin tone”, ka thënë Haziri në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a e pranon Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, ai ka thënë se e pranon veç Vjosa Osmanin.

    “Unë e pranoj Vjosa Osmanin. Vlerësimi im është se në çdo situatë se Vjosa Osmani i fiton zgjedhjet, dhe i fiton më thellë dhe më mirë bashkë me Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!