×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Aksident i tmerrshëm në Prishtinë: Vetura luksoze u fut në korsinë e kundërt dhe shkaktoi aksident

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 17:02

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Prishtinë.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporterin se në aksident janë përfshirë 5 vetura, ndërkohë që tre persona kanë marrë lëndime trupore.

    “Sot rreth orës 16:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 5 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ndërkohë, në disa fotografi të dërguara në adresë të Reporterit shihet se në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë luksoze, e cila me sa duhet po lëvizte në kahun e kundërt në momentin e aksidentimit.

    Njësitet e Policisë janë duke u marrë me rastin.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!