×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti porosit qytetarët: Rrini në shtëpi, lexoni libra dhe shihni filma

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 18:11

    Kryeministri Albin Kurti përmes një video i është drejtuar qytetarëve për sitautën e koronavirusit.


    Ai ka thënë se në këto ditë vendi më i sigurt është shtëpia, ndërsa ka bërë apel që t’i pastrojnë duart dhe të mos shtrëngojnë duart me njëri-tjetrit, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë qëndrimin në shtëpi, duke lexuar libra e shikuar filma.

    Ai ka thënë se situata është e përkohshme dhe do të rikthehet normaliteti, ndërsa ka thënë se i është mirënjohës mjekëve, policëve e të gjithë të tjerëve që po kujdesen për qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!