×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti tregon nëse ka aspirata të bëhet kryeministër i të gjithë shqiptarëve

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 8:40

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që zhvilloi në Shqipëri, mbrëmë për herë të parë është pyetur nëse ka aspirata për të qenë kryeministër i gjithë shqiptarëve.


    Ai e ka mohuar këtë duke thënë se nuk mund të mendoj tani as për së afërmi gjëra të tilla.

    “Tash kur po dua t’i zvogëloj nga 21 ministri në 15 besomëni se nuk mund të mendoj as për së afërmi për gjëra të tilla. Jo, nuk kam aspirata të tilla”, ka deklaruar Kurti në KTV.

    Kurse sa i përket pjesëmarrjes së Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë në zgjedhjet, ai ka thënë se drejtuesit e saj atje do të vendosin që a do të garojë në të ardhmen në zgjedhjet në Shqipëri apo jo.

    “Ata janë qendër e Vetëvendosjes në Shqipëri, por kanë autonomi qëndrimesh dhe veprimesh. Një ditë duhet të mblidhen dhe të diskutojnë këtë gjë (pjesëmarrjen në zgjedhje në Shqipëri). Këtë gjë as nuk e përjashtoj as nuk e inkurajoj”, u shpreh Kurti. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!