×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Apeli ia vërteton dënimin të akuzuarit për vrasje të djalit

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 12:52

    Gjykata e Apelit e Kosovës, e ke refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit Gani Bërnjashi, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 31 janar.


    G.B. është dënuar nga gjykata e shkalles së parë me 25 vjet burgim, si fajtor për vrasjen e djalit të tij të mitur, tanimë të ndjerit L.B., duke kryer kështu veprën penale: “Vrasje e rëndë”.

    Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë, ndërsa është aplikuar drejt edhe ligji penal.

    Gjykata e Apelit në tërësi i mbështet konludimet e gjykatës së shkallës së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!