×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Arratiset nga spitali personi i dyshuar për tentim-vrasjen e Met Elshanit

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 11:17

    Një person është arratisur mëngjesin e hershëm nga Klinika e Ortopedisë.


    Njoftimin e kanë dhënë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa kanë bërë të ditur se lidhur me rastin janë suspenduar dy zyrtarë korrektues, shkruan lajmi.net.

    Personi në fjalë dyshohet për veprën penale të tentim vrasjes.

    Lajmi.net nga burimet e saja ka mësuar se i arratisuri A.K (emër i njohur për redaksinë), kishte qenë i përfshirë në rastin e plagosjes së menaxherit të On Records, Met Elshani.

    Ndonëse një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës edhe pas insistimit të portalit.

    Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se detaje rreth këtij rasti do të japin më vonë.

    Rrethana tjera rreth arratisjes ende nuk dihen, teksa A.K dyshohet se kishte mbetur i plagosur nga përleshja me armë një javë më parë në lagjen Dardania.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!