×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Arrestimi i Meriton Mjekiqit, dyshohet se u përfshi në një incident me armë më Prishtinë

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 23:25

    Moderatori i njohur kosovar Meriton Mjekiqi u arrestua sonte nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se u përfshi në një incident me armë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.


    Sipas burimeve të Reporteri.net, dyshohet se Mjekiqi pas një mosmarrëveshjeje me një persona tjetër ka shtënë me armë në drejtim të tij.

    Rasti sipas këtij burimi ka ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikane.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës por ata ende nuk janë përgjigjur lidhur me incidentin ku dyshohet se u përfshi i arrestuari Mjekiqi.

    Meriton Mjekiqi, është moderator i emisionit “Gjoni Black”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!