×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Babai dhe fëmijët e kaçanikasit nga “Grupi i Kumanovës” kërkojnë drejtësi me lot në sy

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 17:32

    Familjarët e “Grupit të Kumanovës” po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre, të cilët padrejtësisht po mbahen prapa grilave.


    Sot është protestuar në disa qytete të Kosovës, ku më të dashurit e të burgosurve mbanin pankarta në duar me moton “Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë drejtësi” dhe “Kërkojmë lirimin e Grupit të Kumanovës”.

    Në burg po mbahet edhe kaçanikasi, Rufki Dogani, ku për t’i dal në mbrojtje atij, para Komunës së Kaçanikut në mesditën e sotme, me zemër të thyer, me lot në sy e në heshtje protestuan familjarët e tij, përcjellë Indeksonline.

    Në këtë protestë nuk mungoi as babait i Rufkisë, i cili nuk mund të përmbahej nga lotët.

    Ndonëse ata nuk e dinë se çfarë është politika, padrejtësia, fëmijët e të burgosurit po e ndjejnë nevojën dhe mungesën e babait të tyre, prandaj nuk hezituan të qëndrojnë në këmbë e t’iu bashkohen gjyshit për të bërë thirrje njerëzore e paqësore në adresë të organeve të drejtësisë.

    Madje ata kishin veshur edhe një bluzë ku shihej babai i tyre afër flamurit kombëtar, imazh ky i vetmi ku mund të çmallen.

    Ndryshe, Dogani është dënuar me 40 vite burg nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!