×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Banorët rregullojnë me paratë e tyre fshatin në Ferizaj, ky është reagimi i kryetarit

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 21:23

    Banorët e fshatit Prelez mbledhin të holla, investojnë në infrastrukturë. Kryetari i Ferizajit, i përgëzon për punën.


    Shfrytëzohej si deponi e mbeturinave, nga gjithë fshatrat përreth.

    Por, kjo pjesë e fshatit Prelez i Muhaxhirëve të Ferizajt, mori një pamje krejt tjetër.

    E kjo ndodhi me vetiniciativë të banorëve të fshatit.

    Madje, këta banorë kanë edhe një kryesi, ku se bashku kane grumbulluar edhe një shume te konsiderueshme parash.

    E me këto te holla, ata arritën te kompletojnë edhe disa investime tjera ne infrastrukturën e fshatit.

    ‘’ Lindi nje entuziazem I ketij fshati qe te ripunohet kjo kryesi, nejrz qe dijne ja dalin, filluan edhe iniciativa e pare ishte rrethoja e varrezave, ne filum me rrethojen e kesaj hapsire si rezultat e ketyre te mbledhurave, arritem ti mbledhim 30 mije euro arritem edhe pune tjera, sigurimi i nje kopshtari, arritem me bo rrafshimin e fushes, arritem edhe pune tjera ne si grup i lire’’, Adnan Reka, anëtar i kryesisë se fshatit Preleze.

    E për ti përmbyllur gjithë këto aktivitete, këta banorë organizuan edhe një përurim.

    Të ftuar patën edhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.

    Aliu, tha se është shumë i mahnitur me punën që këta banorë kanë bërë.

    “Sot kemi ardhe ne Prelez, kemi ardhe te mbyllim një sere aktivitetesh, komuniteti ka qene me ndryshe i organizuar, sepse krahas punës dhe angazhimeve tona, ata kane bere nje aktivitet qe ska qene i njohur me shume”, Agim Aliu, Kryetar i Ferizajit

    Në këtë organizim pati edhe ushqim tradicional. muzikë e shfaqje nga nxënësit e shkollës në këtë fshat.

    Më pas në ekran, banorët shfaqën edhe investimet që u bënë.

    E, me të marrë fjalën, kryetari edhe njëherë publikisht përgëzoi banorët për punën.

    Ai theksoi së kjo çfarë bënë ata është një shembull për gjithë komunën e Ferizajt.

    Por , gjithçka nuk përfundoi këtu.

    Veçanti e këtij organizimi nga banorët e fshatit Prelez, ishte edhe gara me kuaj.

    E ky aktivitet, u pëlqeu shumë të pranishmëve.

    Fitimtar në këtë garë, doli Blerim Batalli.

    “Unë dola fitimtar, kjo është tradtië e fshatit, e bëjmë cdo vit këtë gjë”, thotë ai.

    Por, këta banorë duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen me investime.

    Ata kanë edhe plane tjera për të ardhmen, plane e investime këto që u premtua të ndihmohen edhe nga Komuna.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!