×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Clinton kujton momentin më të rëndësishëm të tij në 19 vitet e fundit, ai lidhet me një djalë kosovar |VIDEO

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 13:15

    Presidenti amerikan Bill Clinton, 20 vite pas çlirimit të Kosovës, është rikthyer në Prishtinë, tani për të festuar atë, për të cilën vetë kishte kontribuar, për lirinë e Kosovës.


    Clinton në një fjalim në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka thënë se një nga vendimet më të mëdha të karrierës së tij për dy mandate si president i SHBA’së, është ai i intervenimit në Kosovë, dhe këtë e kujton çdo ditë sa herë futet në zyrën e tij, kur sheh fotografitë e varura në mur, që ilustrojnë ato kohëra, shkruan reporteri.net.

    Ndërsa, duke folur për kohën e tij pas përfundimit të mandatit të presidentit, Clinton ka thënë se momenti më i mrekullueshëm i këtyre 19 viteve, është kur një djalë kosovar, i cili po kryente punën e kamarierit, i ka rënë në gjunj në Nju Jork, për ta falenderuar për lirinë e Kosovës.

    “Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në Neë York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton. /reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!