×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dafina Zeqiri: Keni durim, këtë që po përjetojmë s’kemi me harru kurrë

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 12:54

    Ditë më parë Dafina Zeqiri publikoi projektin e saj të ri në bashkëpunim me Cricket, shkruan GazetaBlic.


    “Një herë në jetë” mban titullin kënga e re e cila u mirëprit nga publiku dhe për tre ditë ka mbledhur mbi 3 milionë shikime në Youtube.

    Këngëtarja ka marrë shumë komente rreth këtij projekti, e për këtë ka falenderuar fansat, ndërsa ka folur dhe për pandeminë që po kalojmë.

    “Ju falënderoj të gjithë për koplimentet! Shpresoj që jeni gjithë mirë dhe të kemi durim! Rrini në shtëpi! Ky është një përjetim që s’kemi me e harru kurrë…Kështu që le të mundohemi të bëjmë kujtime të bukura në këto ditë të vështira…Ju jeni vet arsyeja pse unë mbushem me inspirim dhe bëj muzikë ku ne e gjejmë mesin tek njëri-tjetri…Ju dua”, ka shkruar Dafina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!