×
  • Lajme
  • Botë

    Dalin nga vetura dhe fillojnë të rrahin të gjithë qytetarët me rend, aksioni brutal i Policisë

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 12:26

    Policia Bjelloruse arrestoi të paktën 19 persona sot gjatë një proteste në Minsk e cila po zgjat për të dytën ditë me radhë, raporton Reuters.


    Një video u shfaq në rrjetet sociale shihet se anëtarët e shërbimeve të sigurisë u hodhën nga autobusi dhe filluan të godisnin një grup demonstruesish me shkopinj.

    Është interesante që oficerët e policisë rrahën protestuesit, edhe pse ata nuk bënë rezistencë.

    Videoja ishte postuar në rrjetet sociale dhe shkaktoi një ortek komentesh që dënonin veprimet brutale të policisë, transmeton Reporteri.

    Protesta shpërtheu menjëherë pasi u shpallën sondazhet në dalje, sipas të cilave Presidenti Aleksandër Lukashenko fitoi 80 përqind të votave.

    Lukashenko tha se protestat e organizuara në Minsk dhe qytete të tjera në Bjellorusi u orkestruan nga Polonia, Britania e Madhe dhe Republika Çeke.

    Protestat nga qytetarët bjellorusë vazhduan edhe sot, dhe më shumë se 30 njerëz tashmë janë arrestuar, raporton Reuters. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!