×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dhurata Hoxha: Kundërshtari ynë dhe i shtetit është korrupsioni

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 12:11

    Fushata zgjedhore, ka ngritur interesimin për takime me qytetarë, të kandidatëve për deputetë. Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shumë aktive në këto takime, ku shihet në shumë pjesë të Kosovës, në veçanti në Prishtinë e Mitrovicë.


    Në fokus të angazhimit të saj, është fuqizimi i gruas, avancimi i saj në vendimmarrje si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Pas një takimi me qytetarë, Hoxha në rrjetin social ka shkruar: “Vendit i duhet sundimi i ligjit, barazia gjinore, përfshirja e të rinjve në procesin e zhvillimit të vendit, me mundësi dhe gjasa të barabarta. Korrupsioni është kundërshtari ynë dhe i shtetit, do ta luftojmë me tërë mekanizmat institucional e shoqëror. Sepse, ne e duam vendin tonë, të ardhmen tonë në Republikën e Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!