×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Dhurohen dy banesa për familjet në nevojë në Kamenicë

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 23:23

    Dy familje nga komuna e Kamenicës sot janë bërë me kulm mbi kokë. Kjo falë Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” që drejtohet nga Halil Kastrati.


    Në fshatin Hodonoc të kësaj komune familja 3 anëtareshe e Ismajl Basha u bë me shtëpi të re.

     

    Ndërsa në qytetin e Kamenicës familja 4 anëtareshe e Fatbardha Lecaj u bë me banesë të re.

    Kujtojmë se kjo Shoqatë dje me banesë të re bëri Gazmend Ramën me familjen e tij nga fshati Breboniq i Mitrovicës si dhe një familje nga Skenderaj. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!