×
  • Lajme
  • Botë

    Dorëheqja e May-t, reagojnë liderët e BE-së

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 19:30

    Më datë 24 Maj, Kryeministrja Britanike doli në një konferencë për shtyp dhe njoftojë popullin britanik se ajo kishte dështuar në përpjekjet e saj për të përmbushur vullnetin e tyre të shprehur me anë të një referendumi, për ta nxjerr vendin nga Bashkimi Europian.


    Më tutje, May njoftojë se ajo do të dorëhiqet nga posti i kryetares së Partisë Konservatore më 7 qershor, ndërsa një garë për udhëheqësin pritet të fillojë javën e ardhshm, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë zgjedhjes së kryeministrit apo kryeministres së re të Britanisë së Madhe.

    Pas dorëheqjes mes lotësh, që treguan qartazi pikëllimin e saj për postin që e kishte për nder ta drejtonte, erdhën edhe reagimet e liderëve të bllokut.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se ai ishte duke shpresuar për një qartësim të situatës së Brexit-it, duke shtuar se May ka bërë një ‘punë të guximshme’ për një marrëveshje të daljes nga blloku, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Pallati Presidencial i Elysee.

    Sekretari i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se ajo kishte shpresuar se May do të qëndrojë deri në dalje të Britanisë nga BE-ja, duke shtuar se është e nevojshme që kushdo që vjen pas saj, të ofrojë një zgjidhje të mirë për Brexit.

    Mark Rutte, kryeministri holandez, tha se marrëveshja e tanishme e BE-së për Brexit mbetet në tavolinë, pamarrë parasysh dorëheqjes së May.

    Për dallim nga të tjerët, Spanja e ka të vështirë ta besojë se një Brexit pa marrëveshje mund të shmanget, nëse May nuk është në pozitën e kryeministres.

    ‘Një Brexit pa marrëveshje është tashmë një realitet të cilit është e pamundur ti shmangemi’ tha Isabel Celaa, zëdhënësja e qeverisë spanjolle.

    Dorëheqja e May nuk ndryshon asgjë sa i përket pozicionit të 27 vendeve të BE-së për marrëveshjen e Brexit, tha negociatori i Komisionit Europian për Brexit, Michael Barnier.

    ‘Ne do ta respektojmë kryeministrin e ardhshëm britanik, por asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket pozicionit të Komisionit Evropian’ tha ai.

    Michael Barnier, shprehu respektin e tij të plotë për Theresa May dhe për vendosmërinë e saj si kryeministre e vendit.

    Pas tërheqjes së Theresa May nga posti i Kryeministres, mbetet e paqartë se kush do të jetë pasardhësi/ja e saj, megjithatë gjasat më të mëdha i ka Boris Johnson, i cili kishte shërbyer si kryetar i Londrës dhe ishte ndër personat më të zëshëm për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!