×
  • Lajme
  • Pa kategori

    E konfirmon QKUK: Nga të helmuarit ishin edhe 2 gra shtatzëna

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 14:13

    Në komunikatën për media thuhet se në orën 11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Universitare, janë lajmëruar 9 pacient të gjinisë femrore, ndërsa dy prej tyre shtatzënë.


    Tutje në komunikat thuhet se dy prej tyre kanë pësuar vjellje, ndërsa dy të tjera kruarje të duarve. Mirëpo, gjendja e tyre është stabile, shkruan Reporteri.net

    “Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore.

    Por Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore yë pacientëve.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!