×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Fitore Pacolli thotë se sonte nis beteja për qeverinë “Kurti 2”

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 1:03

    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses që i jep të drejtë presidentit Thaçi në lidhje me dekretin për mandatarin për formimin e qeverisë.


    Në një postim në Facebook, ajo ka përmendur një qeveri Kurti 2, duke thënë se beteja për të fillon qysh sonte.

    “Shihemi në zgjedhje”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë:

    Nuk ka përparim e demokraci në këtë vend derisa kemi institucione të kapura.

    Beteja jonë për çkapjen e institucioneve, për demokraci e përparim fillon qysh sonte.

    Shihemi në zgjedhje!.

    #QeveriaKurti2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!