×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gani Geci akuza të ashpra për deputetët e LDK-së: Jeni shitur te Hashim Thaçi

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 9:18

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, i ka akuzuar disa deputetë të kësaj partie si të shitur. Konkretisht ai ka thënë se ata janë të shitur tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi.


    Geci ka thënë se disa deputetë të LDK-së, nuk kanë guxim që të flasin si dëshmitarë për vrasjet e pasluftës, ani pse viktimat janë familjarët e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Ai madje ka thënë se deputetët e LDK-së aq shumë merren me propaganda konspirative saqë nganjëherë ia kalojnë edhe UDB-së edhe SHIK-ut.

    Shkrimi i plotë:

    Të nderuar miqë.

    Këta tanët LDK-ja e jonë kanë deshirë veq me thënë duhet me rrxu kta duhet me i dërgu në Hagë.

    E kur ti thirrin me dëshmuar për vrasjet politike të pasluftës ose për korropcion thonë,jo unë jam deputet deputete, nuk e di kush ma ka vrarë axhën, as kush ma ka vrarë babanë, as kush ma ka vrarë vëllaun, vetëm këta kundërshtarët tanë duhet me i dërguar në Hagë.

    Nganjëherë aq shumë merren me propaganda konspirative këta tanët sa që nganjëherë ia kalojnë edhe UDB-së edhe SHIK-ut!

    Për me dërguar dikë në Hagë duhet me mshel prapani… me i dalë përballë urdhëdhënesve dhe vrasëseve sy me sy, e per me iu dal përpara sy me sy duhet me pas fakte.

    E për me pas fakte u dasht me punu e me hetu 20 vite edhe duhet prap mos me e shit prapani… as me pare as me poste, as me poste per vete, as për anëtarë të familjes.

    Sepse si ta shitsh prapani…. të thot ky Hasha qysh i tha atij të VV je zvarit si zvaranik met bërë Avokat të Popullit e të kam bërë avokat me të njofshëm.

    Shumë nga tanet nuk kanë guxim as gojën me qelë se e kanë shitur prapanicën, e dëshirat e disave në partin që e mbështeti unë dhe familja ime janë që unë dhe familja ime mu vra në Drenicë për parti, e këta me i ba Minstra zvaranikët që zvaritën gjithë diten në LDK-ë e gjithë naten në PDK .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!