×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gazetari Ridvan Berisha tregon pse Kadri Veseli ia kishte bërë me sy në emision

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 17:25

    Gazetari Ridvan Berisha, i cili është përfolur shumë për intervistën e tij me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, dje ka folur për këtë ngjarje.


    Ridvan Berisha, teksa ka dhënë versionin e tij, ka thënë se aty nuk ka pasur kurrfarë presioni apo diçka të ngjashme.

    Sipas Berishës, aty ishte paraqitja e parë e Kadri Veselit në televizion dhe kishte presion të jashtëzakonshëm.

    Berisha më tutje tha se Veseli në ato momente kishte pasur problem me frymëmarrje.

    “Kjo me Kadriun, u kanë paraqitja e parë e tij, edhe ka qenë në presion të jashtëzakonshëm, pernime ka pas problem me frymëmarrje, krejt menojshin që m’kanë ba presion, edhe m’vetshin, a t’ka ba presion, a t’ka ba presion”, është shprehur Berisha në ATV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!