×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gecaj i PDK-së për Kurtin: Veriu, veriu, plani 13 pikësh, tap në karrige të kryeministrit dhe e lëshoi bajrakun

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 15:15

    Arben Gecaj, anëtari i këshillit drejtues dhe drejtori i i institutit të Partisë Demokratike të Kosovës, akuzon kryeministrin e shkarkuar Kurti për “lëshim të bajrakut” në veri.


    Në një postim në rrjetin social facebook, Gecaj që dikur ka qenë përkohësisht një ndër aktivistët kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, i kujton Kurtit planin e premtuar 13 pikësh për veriun.

    Ai shkruan se “Për vite me radhë e kemi dëgjuar duke thënë veriu veriu, plani 13 pikësh e pastaj tap në karrike të kryeministrit dhe e lëshoi bajrakun e veriut.”

    Gecaj kujton se LVV ka shpallur këtë plan 13 pikësh në 2012 për shtrirjen e sovranitetit në veri dhe për vite me radhë e ka proklamuar si zgjidhje të problemt.

    Mirëpo sipas tij Kurti ka mashtruar se kur u bë kryeministër në vend që ta zbatojë këtë plan të zotuar, ka lejuar kthimin dhe fuqizimin e strukturave paralele në veri.

    Publikimi i plotë:

    Kryeministri i shkarkuar Kurti e kritikoi Haradinajn për lëshimin e bajrakut për sa i përket demarkacionit, por harroi të përmendte se si e ka lëshuar vetë bajrakun e veriut. Për vite me radhë e kemi dëgjuar duke thënë veriu, veriu, plani 13 pikësh e pastaj tap në karrike të kryeministrit dhe e lëshoi bajrakun e veriut. Dëshmia më e mirë e mashtrimit që i ka bërë elektoratit të Kosoës kryeministri i shkarkuar Kurti është dallimi ndërmjet qëndrimit të qeverisjes së tij përkundrejt zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, dhe planit 13 pikësh  për veriun.

    Ky plan i shumëpërfolur me 13 pika i përmendur pafund prej vitit 2012, synonte që të  shtrinte sovranitetin e shtetit në pjesën veriore të Kosovës. Jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbatuar ndonjë nga 13 pikat e planit të Vetëvendosjes për integrimin e veriut por ka dorëzuar sovranitet tek Serbia dhe ka rifuqizuar strukturat paralele serbe. Me heshtjen e tij ndaj vendosjes së orës policore të Beogradit në veri si dhe ndaj karantinimit të dy komunave kosovare të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, si dhe me lejen që iu ka dhënë qindëra zyrtarëve të Serbisë për të hyrë e vepruar në Kosovë, ai është duke rrezikuar seriozisht ndarjen e Kosovës.

    Ky është plani 13 pikësh i Lëvizjes Vetëvendosje i ngelur premtim në letër e fjalë në erë

    https://www.vetevendosje.org/alternativa-e-vetevendosjes-per-veriun/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!