×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjest i turpshëm i Vjosa Osmanit: Nuk i flet ish-komandantit të Koshares që kaloi në PDK

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 21:35

    Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek varri i Ahmet Krasniqit, në 21 vjetorin e vrasjes së tij.


    Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kandidatja e LDK-së për kryeministre nuk u tregua edhe aq paqësore.

    Pas homazheve që bëri tek  varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, Osmani bëri homazhe edhe tek varri i Ahmet Krasniqit në 21 vjetorin e vrasjes së tij, nga ku kërkoi drejtësi për ish ministrin e Mbrojtjes.

    Aty u pa edhe Hisen Berisha, ish komandat lufte dhe deri së fundmi anëtar i LDK-së. Berisha që ditë më parë kaloi në PDK u injorua totalisht nga Vjosa Osmani dhe anëtarët e tjerë nga të LDK-së.

    I vetmi që përshëndeti nga larg Berishën, ishte Anton Quni.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!