×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjuriq “trimërohet” në Mitrovicë, i dërgon mesazh Kurtit: Tërhiqi fjalët për Ivanoviqin

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 14:39

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,  po qëndron në Mitrovicë, ku ka marrë pjesë  në lutjen që është zhvilluar nëpër rrugët e veriut për festën e Shën Mitrit (Mitrovdan).  Ai e ka quajtur qytetin e Mitrovicës si një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb në këto hapësira.


    Ndonëse tha se kjo vizitë është për çështje humanitare dhe askush nuk do të krijojë tensione, Gjuriq nuk la pa komentuar deklaratën e kreut të VV-së, i cili në një intervistë për televizionin N1 tha që politikani serb Oliver Ivanoviq ishte kriminel lufte, shkruan Reporteri.net.

    Gjuriq ka kërkuar nga Albin Kurti që të tërhiqet nga këto deklarata, ngase sipas tij Ivanoviq ka qenë përfaqësues dhe lider i popullit serb në kohët më të vështira, ka luftuar për interesin e tyre dhe ka bërë sakrificën më të madhe që një njeri mund ta bëjë.

    Ndryshe, për vizitën e tij, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!