×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoti në katër fjali bën pesë gabime drejtshkrimore

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 16:31

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se 156 biznese kanë nënshkruar sot kontratat si përfituese të granteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.


    Por Hoti në postimin e bërë në Facebook ka lëshuar një sërë gabimesh drejtshkrimore, shkruan Reporteri.net.

    Ai në katër fjali ka bërë hiç më pak se 5 gabime drejtshkrimore.

    Në vend të numrit 8, është shkruar ‘8-të’ e prapashtesa ‘-të’ shtohet vetëm kur shifra shkruhet në numra romak, jo edhe ata arab.

    Shifrën 2 milionë e ka shkruar pa ë fundore, kur dihet se vetëm numri një milion si numër njëshifror shkruhet pa ë në fund.

    Ndërsa huqje ka bërë edhe të fjala ‘përfituese’ ku e ka shkruar ‘përfiruese’ si dhe fjalën punëtorë e ka shkruar si ‘puntorë’.

    Por pas këtyre gabimeve, postimi i Hotit është korrigjuar duke u postuar më pas në mënyrë të drejtë.

    Ky është postimi i plotë i pakorrigjuar:

    Ky është postimi i plotë i korrigjuar:

    1️⃣5️⃣6️⃣ biznese kanë nënshkruar sot kontratat, si përfitues të granteve nga Masa 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2️⃣0️⃣2️⃣0️⃣?

    ✅vazhdojmë

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!