×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoxhaj në vendlindjen e Hashim Thaçit: Zemrat rrahin në Burojë, për Thaçin, Veselin, Kosovën e rimëkëmbjen

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 23:41

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike, Enver Hoxhaj ka vizituar fshatin Burojë, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të parë të kësaj partie.


    Ai ka shkruar në Facebook, se zemrat në Burojë rrahin për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për UÇK-në, për PDK-në, për Kosoven, për Rimëkëmbjen, për fitoren!

    “Zemrat rrahin në Burojë. Për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për UÇK-në, për PDK-në, për Kosoven, për Rimëkëmbjen, për fitoren!”, ka shkruar Hoxhaj

    Hoxhaj në këtë vizitë mbante veshur bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër”

    Hashim Thaçi e Kadri Veseli gjendjen në Hagë ku po gjykohen nga Gjykata Speciale me pretendimet për krime lufte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!