×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Infektologu kosovar: Java e ardhshme do të jetë piku i koronavirusit

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 22:29

    Lidhur me situatën aktuale rreth pandemisë Covid-19 ka folur Dr. Zenel Shatri – Infektolog.


    Ai përmes një lidhjeje direkte i është përgjigjur qytetarëve, një projekt ky i ri i Spitalit të Pejës “Direkt me Doktorin”.

    Shatri duke folur për zanafillën e virusit korona, ka thënë se ai ekizston që nga vitet e 60-të, por që në Ëuhan vitin e kaluar u shfaq si sëmundje e re që e mori emrin COVID19.

    “Tani është një sëmundje e re, ka mendime të ndryshme, por inkubacioni është momenti i hyrjes së virusit në trupin e njeriut e deri tek simptomat që janë të pranishme pas një ditë, deri në 14, por në disa raste edhe pas 24 ditëve. Sëmundja mund të kalojë si flamë, e më pas merr edhe forma më të rënda. Simptomat janë me temperaturë, kollë të thatë, ethe, frymarrje të vështirë e lodhje e rraskapitje”, tha ai, përcjellë Indeksonline.

    Infektologu kosovar tha se nëse zbatohen rekomandimet e IKSHPK-së, pasi që janë marrë edhe masa të mirë për mbrojtje, beson që s’do të përsëritet rasti i Italisë.

    Ndërsa ai dha mendimin e tij profesional se deri kur pritet të zgjas kjo pandemi.

    “Masat kryesisht janë të qëndruarit në shtëpi, izolimi dhe vetizolimi. Virusi mbetet në tokë, për atë duhet të respektohet largësia. Në bazë të trendit, piku në Kosovë pritet të jetë në këto dy javë, por prapë është hipotezë se s’dihet me siguri, por qysh është duke ecur, piku mendoj do të jetë në javën e ardhshme sipas ekspertëve këtu. Zgjatja e kësaj pandemie, varet nga shumë faktorë. Sëmundja si sëmundje është e re, por tek ne në Evropë ka ardhë si duket në rastet e para në Itali, në fillim të vitit, tash ku ka marrë pikun atje, piku po vazhdon në Spanjë, Francë, Gjermani e Angli. Por, saktësisht nuk dihet se sa do të zgjasë. Dikund në vendet e Ballkanit, si Shqipëri e Kosovë ka qenë edhe më përpara se ka pas të sëmurë të tillë, por që piku ende nuk është. Maksimumi i paraqitjes do të jetë java e ardhshme, deri ka gjysma e prillit. Se si do të shkojë varet nga ne. Nëse i përmbahemi këshillave dhe rekomandimeve, atëherë do të dalim më mirë se vendet e tjera”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!