×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish VV-istat në aksion, sulme të ashpra ndaj Albin Kurtit

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 15:34

    Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka komentuar takimin e fshehtë që u raportua se u zhvillua mbrëmë në mes  VV-së e LDK-së, në shtëpinë e kreut të kësaj të fundit, Isa Mustafa, në Prapashticë.


    Krasniqi ka kujtuar vitin 2015 kur Isa Mustafa, atë kohë kryeministër i Kosovës e kishte quajtur “gomar të Zajednicës” Albin Kurtin, pasi ky i fundit kishte thënë se Mustafa e ka vendin në burg, shkruan Reporteri.net.

    Krasniqi ka thënë se emrat që dikur Kurti e Mustafa ia vendosnin njëri-tjetrit po i përtypin sot me shumë lehtësi kur pazaret për pushtet i kanë bërë t’i përkulen njëri-tjetrit.

    “Mbrëmë u bënë bashkë “Gomari i Zajednicës” me “Blegtorin e Prapashticës” në rançin e këtij të fundit.

    Janë këta emra që ia vendosnin njëri-tjetrit dhe që po i përtypin me shumë lehtësi, tash kur pazaret e natës për pushtet i kanë bërë t’i përkulen njëri-tjetrit”, ka shkruar Krasniqi.

    Deri më tani as nga VV dhe as nga Lidhja Demokratike nuk kanë folur për këtë takim dhe epilogun e negociatave që kanë rinisur ndërmjet këtyre dy partive.

    Kujtojmë se, Albin Kurtit, të mandatuarit për kryeministër, i kanë mbetur vetëm dhe 11 ditë për krijimin e qeverisë. /Reporteri.ne

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!