×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kërcënohet me jetë Agim Bahtiri, Policia ruan shtëpinë

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 14:08

    Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri dhe familja e tij kanë marrë një kërcënim me jetë, për çka i është ofruar edhe mbrojtja policore.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës Jugore, Blerina Kastrati.

    Ajo ka pohuar se Bahtiri dhe familja e tij janë kërcënuar dhe se aktualisht forca policore ndodhen pranë shtëpisë së kryetarit të Mitrovicës.

    Kastrati ka thënë se për momentin nuk kanë detaje të tjera rreth personit apo rreth arsyes që ka çuar deri te ky kërcënim.

    “Po, mund të ju konfirmoj se kryetari Bahtiri ka marrë një kërcënim me jetë dhe aktualisht policia ndodhen tek shtëpia e tij. Kryetari po vazhdon normalisht aktivitetet e tij. Për momentin nuk i dimë arsyet që kanë çuar deri te kërcënimi”, është shprehur ajo.

    Ndryshe, Reporteri ka mësuar se Bahtiri është kërcënuar prej disa ditësh me disa mesazhe dhe se kërcënimet kanë qenë të drejtuara edhe kah familja e tij. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!