×
  • Lajme
  • Pa kategori

    “Kompanitë joserioze si puna e Candeo të marrin në qafë”, prishtinasi denoncon publikisht përvojën e tij të tmerrshme me kompaninë kosovare

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 10:36

    “Gjithçka fillon me një dëshirë. Ti e imagjinon. Ti e dëshiron. Ne e bëjmë”, është një nga motot promocionale të kompanisë kosovare të prodhimit të mobileve ‘Candeo Furniture’.


    Por dëshira që po e imagjinojnë klientët, që ta bëjë ‘Candeo’ po u shkakton telashe këtyre të parëve. Të paktën, kështu tregon një denoncim publik që e ka bërë një qytetar në një nga grupet e njohura në facebook.

    A.G., ka ndarë me anëtaret tjerë të grupit, përvojën që ai e quan të tmerrshme me ‘Candeo’.

    Thotë se shkaku i papërgjegjësisë dhe vonesave së kompanisë në fjalë “fiks që 2 muaj” nuk ka mundur me hyjë për banim në shtëpinë e tij, shkruan Reporteri.net.

    Madje tregon edhe se një produkt që ai e ka porositur tek kjo kompani, nuk i është realizuar siç i është prezantuar.

    “Deshta me nda një përvojë te tmerrshme me Candeo Furniture. Candeo është një kompani e re ne vend për prodhimin e mobiljeve për shtëpi! Storja jem me ta ka fillu prej fillimit te muajit shtator, për disa porosi qe kom pat për shpi. Kanë qene 11 lloje te ndryshme te orendive , secila me specifika te veta, për t’cilat prej keq menaxhimit te stafit diku rreth 2 jave ka zgjat definimi i tyre për mi bo gati për prodhim ! 2 tetor ka qene data e premtuar per montim, diçka qe s’është realizuar, montimi ka fillu me 26 tetor! Pas montimit te tyre gjitha jan pranuar përveç nje produkti i cili nuk u punu me mënyrën qe osht premtu . Pas mosmarrëveshjes sa i përket ati produkti, është sqaru dhe jemi marr vesh qe me u bo edhe njëherë ! Sot data 3 dhjetor ditën kur e thërras pronarin e kësaj kompanie për me shku me bo pagesen e ati produkti, pasi qe nesër montohet ( dhe ashtu jemi marr vesh qe pagesa te realizohet një dit para montimit), pronari i kompanisë drejtohet me fjalët qe nuk e ke pagu para 25 dite qe me tu montu nesër! Nese paguhet sot produkti montohet pas 25 dite. Dmth un jom tu humb kohe me ta qe nga shtatori, dhe ne fund marr kësi përgjigje banale, tu e dit qe jemi tu dasht me hy ne shpi te re!”, denoncon kompaninë kosovare, A.G..

    “Dmth fiks qe 2 muaj nuk kom mujt me hy ne shpi per shkak te vonesave te tyre”, shkruan ai duke bërë edhe një thirrje për anëtaret tjerë të grupit ku e ka bërë denoncimin: “KUJDES PER ATA CILET JANE JE FAZA TE RENOVIMIT TE SHTEPIVE, BANESAVE, APO MOBILIMIT TE SHPIVE TE REJA! Kompanitë jo serioze si puna e Candeos te marrin ne qaf, dhe kerkush nuk jep llogari!”.

    Ndryshe, sipas të dhënave në ARBK, kompania ‘Candeo LLC’, ndonëse në treg është bere e njohur në muajt e fundit, si biznes është e regjistruar më 25 mars 2016, me seli në Gracanicë. Pronarë të kësaj kompanie figurojnë biznesmenët Fiton Peja, Arton Jakupi, Andrei Christian Krikliëy, Artan Metaj dhe Vijon Peja.

    Fiton Peja, Vijon Peja dhe Andrei Christian Krikliëy figurojnë edhe si pronarë të kompanisë kosovare të telekomunikimeve ‘Kujtesa’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!