×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Konfirmohet takimi urgjent Macron-Thaçi-Vuçiq

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 13:13

    Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, tani do të mbahet një takim trepalësh në mes tre presidentëve: Macron, Thaçi dhe Vuçiq.


    Këtë e ka konfirmuar edhe zyra për media e presidentit Thaçi.

    “Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, tash në orën 12:45 do të mbahet një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi.

    Kujtojmë se Macron mbrëmë është takuar me të dy presidentët e të dyja vendeve. Presidenti Thaçi pas takimit u shpreh se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë.

    Macron vazhdimisht ka deklaruar qëllimin e tij për të përfshirë Francën më drejtpërdrejt në dialogun e bllokuar Beograd-Prishtinë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!