×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kosovari Leon Përgjoka synon të zgjidhet asamblist në një komunë të Tirolit Jugor në Itali

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 10:40

    Një shqiptar nga Kosova synon postin e asamblistit në zgjedhjet komunale që pritet të mbahen këto ditë në Itali.


    Përkatësisht, i riu me prejardhje nga Kosova, Leon Pergjoka do t’i hyjë garës për postin e asamblistit në komunën e Brunek-ut në Tirolin Jugor.

    Ai është i lindur në Kosovë dhe prej më shumë se 20 vitesh jeton në Itali. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Bolognës për sociologji dhe tash vazhdon studimet për filozofi në Gjermani.

    Momentalisht është profesor si dhe president i këshillit komunal për integrim në komunën Brunek-ut.

    Meqenëse në Itali jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, Leoni kësaj here kërkon përkrahjen e bashkatdhetarëve që jetojnë e që kanë të drejtë vote në Itali.

    Zgjedhjet  komunalet në Itali pritet të mbahen më 20/21 shtator. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!