×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ky është burri që kërcënoi me jetë presidentin Thaçi

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 11:18

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për kërcënimin që i është bërë presidentit Thaçi përmes rrjeteve sociale.


    Sipas policisë i dyshuari është nga rajoni i Mitrovicës dhe është arrestuar mbrëmë, shkruan Reporteri.net.

    Policia njofton se bëhet fjalë për një burrë të moshës 40 vjeçare në shtëpinë e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar objektet me të cilat kishte kryer kërcënimin.

    Gazeta mëson se ai është Kujtim Peci, por i njohur si Kujtim Boletini për shkak të fshatit, kërcënimi i të cilit u publikua edhe në media.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.

    Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.

    Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!