×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ky është moti nga sot deri të hënën

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 7:57

    Të enjten mot me diell, e gjatë ditës më butë. Ditën e premte me shi. Nga dita e diel mot i butë dhe kryesisht me diell.


    Fusha të presionit të lartë do të shtrihen mbi vendin tonë gjatë ditës së enjte, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe të butë gjatë ditë, bën të ditur Prishtina Weather.

    Shërbimi i meteorologjisë njofton se cikloni Tomris nga Atlantiku do të depërtojë mbi Evropën qendrore, e ditën e premte një sistem frontal nga ky ciklon do të kalojë mbi vendin tonë, që pritet të sjellë reshje shiu, e në vise kodrinore-malore borë.

    Sipas PW, nga fundjava fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Evropa perëndimore do të shtrihen mbi vendin tonë që do të favorizojnë mot të butë dhe kryesisht me diell.

    Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e premte dhe shtunë kohë pas kohe do të zbresin në vlera të mira. Orëve të mbrëmjes pritet të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme, thekson PW.

    Parashikimi për periudhën 13–17 shkurt:

    13.02 – Në mëngjes ftohtë. Ditën më butë dhe kryesisht me diell.

    14.02 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu, ku gjatë ditës do të jenë më të vazhdueshme. Në vise kodrinore-malore reshje bore.

    15.02-16.02 – Të shtunën kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe me intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel kryesisht me diell.

    17.02 – Butë dhe kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, e maksimalet nga 8C deri në 13C.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe veriperëndimi 2-9m/s.

    Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e ditën e premte rënie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!