×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 22:36

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Vranësirat pasditen e së hënës do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

    Sipas IHMK-së, reshje shiu parashihet të ketë edhe ditën e marte dhe të enjte, shkruan lajmi.net.

    Temperaturat minimale do të shënojnë rritje krahasuar me minimalet e ditëve të fundit, ndërsa temperaturat maksimale mbeten pothuaj konstante me ditët paraprake.

    Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

    Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, ndërsa reshjet e shiut do të ndikojnë shumë pozitivisht në fushën e bujqësisë, sidomos për përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!