×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 14:32

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Agran Murat Krasniqit nga Peja.


    Ai po kërkohet nga policia për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge”

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!