×
  • Lajme
  • Pa kategori

    LDK kërkon votë në Podujevë te personi që kishte sulmuar me vezë ish-kryeministrin Mustafa

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 21:56

    LDK dhe VV këtë të diele përballen në Podujevë për të parin e komunës, ku në garë janë Nexhmi Rudari dhe Shpejtim Bulliqi. Gara e ngushtë dhe nevoja për secilën votë ka bërë që si partnerë të shihen edhe ata që dikur sulmonin edhe fizikisht kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atëherë kryeministër.


    Kandidati i LDK-së për kryetar Nexhmi Rudari, bashkë me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, dje kanë vizituar Blerim Maqestenën, i cili para pesë viteve kishte sulmuar me vezë Isa Mustafën, kur ky në cilësinë e kryeministrit po vizitonte Podujevën.

    Maqestena në atë kohë ishte asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë. Më vonë, pas ndarjes së VV-së, ai bashkë me të tjerët kaluan në PSD, dhe sot udhëheq degën e kësaj partie në Podujevë.

    Pas vizitës, Rudari përmes një postimi, Maqestenën e ka quajtur fermer të vyeshëm dhe të suksesshëm.

    “Sot bashkë me ministrin Besian Mustafa vizituam plantacionet me kumbull të Blerimit. Familja Maqastena është shembull i fermerëve të vyeshëm dhe të suksesshëm llapjanë. Blerimi ka të mjellur me këtë kulturë afër 2 ha dhe sot u ndava i kënaqur me punën e tij dhe gjithë kësaj familje”, ka shkruar Rudari.

    Kjo është videoja e sulmit me vezë ndaj Isa Mustafës: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!