×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Masat e reja të reciprocitetit me Serbinë arsyeja pse ministrat e LDK-së nuk shkuan në mbledhjen e Qeverisë sot

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 20:10

    Ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë sot në Mbledhjen e 38-të të Qeverisë së Kosovës, ku edhe u vendos që të hapen kufijtë, kafiteritë, qendrat tregtare, çerdhet e shumë veprimtari të tjera, shkruan Reporteri.


    Një vendimi i Qeverisë së Kosovës i marrë dje në mesnatë nuk është pritur mirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Masat e reja të reciprocitetit me Serbinë, që u vendosen nga Qeveria u kritikuan ashpër nga Bashkimi Evropian dhe krerët institucionale tjerë ne vend e politikë. Kjo u pa si nje taktikë politike e Kurtit për ta renduar punën e një qeverie të re dhe një bllokadë më shumë për dialogun. Në këtë mënyrë, ministrat e LDK-së sot nuk u paraqiten në mbledhjen e Qeverisë kur po vendosej për hapjen e vendit.

    “Kur kanë parë qysh mbrëmë vendimin e Qeverisë për reciprocitetin, që shihet si i ditëve të fundit, kanë vendosur që mos të shkojnë”, ka thënë për Reporterin një zyrtar i lartë në LDK. Reporteri ka provuar të bisedojë edhe me disa nga ministrat e LDK-së por ata kanë qenë të pa qasshëm në telefon. Nderkohe, Kryeministri Kurti tha se nuk e din arsyen.

    “Për besën, nuk e di pse nuk kanë ardhur. Është dashur të jenë dhe e kanë për detyrë të jenë. Në votimet që kemi mbajtur në mbledhjet online, ndonjëherë kanë votuar, ndonjëherë nuk kanë votuar”, është shprehur Kurti.
    Kjo javë që po vjen pritet të sjellë edhe Qeverinë e Avdullah Hotit. Kjo të paktën sipas pritjeve të vetë LDK-së dhe partnerëve të saj në koalicion, AAK-NISMA dhe të tjerët. Një nga ditët që po diskutohet është e marta, ndërkohë që nesër Kryesia e LDK-së ka gjasa të miratojë emrat e ministrave të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!