×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ministri Krasniqi: Serbia e ka humbur tregun e Kosovës

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 12:57

    Një muaj më parë, Qeveria e Kosovë hoqi masën e reciprocitetit me Serbinë, por ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress deklaroi se ky shtet tashmë ka humbur tregun e Kosovës pasi është shënuar rënie e importeve të mallrave nga Serbia.


    Duke u ndalur te heqja e reciprocitetit, Krasniqi theksoi se ka rënie prej 50% të importeve nga Serbia duke shtuar se tashmë ky vend e ka humbur tregun në Kosovë.

    “Sigurisht që taksa ka bërë efektin e vet për faktin se, edhe pse ka qenë një vendim politik, ka ndikuar pozitivisht tek qytetarët dhe ka mundësuar që të rritet konsumi vendor në vendin tonë. Kjo për shkak të taksës, po ashtu edhe vendosjes së flamujve. Ne tanimë edhe pse kemi hequr taksën, bizneset tona kanë krijuar ura të tjera të furnizimit të produkteve me shtete të tjera. Në këtë aspekt e them që në periudha të njëjta sigurisht që ka rënë dukshëm ose 50 për qind importi nga Serbia, produktet ushqimore të cilat të njëjtën kohë kur s’ka qenë taksa ka pasur furnizime. Për faktin që i përmenda, krijimi i urave të reja të furnizimit me të njëjtat produkte… Sigurisht që Serbia e ka humbur tregun, nuk e ka më treg Kosovën, për faktin se edhe prodhuesit vendorë kanë arritur t’i shtojnë kapacitetet e tyre dhe të zëvendësojnë me ato produkte tregun vendor”, u shpreh Krasniqi.

    Ministri Krasniqi beson se me programin për rimëkëmbje të ekonomisë do të mbështeten rreth 70 për qind të bizneseve dhe do të kenë mundësi të përfitojnë në mënyra të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!